GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

18/05/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Nuk shantazhohem dot nga UDB-ja
Share on FacebookShare on Twitter

Në media sot ka qarkulluar një dokument, që thuhet se është deklarata e zëvendësministrit aktual të Mjedisit, Hysen Durimishi në vitin 1998 para Policisë së Serbisë në Ferizaj lidhur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë deklaratë që raportohet nga disa media se është e Durmishit jepen të dhëna lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në Suharekë.

Dokumenti është në gjuhën serbe, ndërkaq këtë dokument e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook edhe deputeti Haki Abazi me mbishkrimin: ” Ka ndonje koment! ”

Pas publikimit të kësaj deklarate, ka menjëher edhe reagimi i shpejtë dhe i ashpër i zëvendësministrit Durmishi, i cili tha se nuk shantazhohet dot nga UDB dhe bashkëpunëtorët e tyre, ndërsa thotë se dokumenti është i falsifikuar.

 

Reagimi i plotë i Durmishit: 

 

Nuk shantazhohem dot nga UDB dhe bashkëpunëtorët e tyre

Aktivitetin tim politik e në shërbim të atdheut e kam filluar para plot 36 vjetëve. Isha 16 vjeçar në atë kohë. Si 17 vjeçar u përjashtova nga shkolla dhe m’u ndalua shkollimi në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe për shkak të organizimit të demonstratave të marsit të vitit 1989. Që nga ajo kohë e deri më sot nuk jam ndalur kurrë.

Dhe sot me bindje të thellë e theksoj që jam krenar për gjithçka kam bërë gjatë veprimtarisë sime. As edhe një gjë më të voglën nuk e kisha ndryshuar nga veprimet e mia deri më sot. Si nxënës isha në ballë të demonstratave dhe organizator i tyre, si student isha në ballë të demonstratave dhe organizator i tyre duke qenë kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

Duke qenë student rashë në kontakt me ushtarë të UÇK-së së pari në zonën e Drenicës dhe përfundimisht u rreshtova si ushtar i UÇK-së me 26 qershor të vitit 1998 në batalionin e dytë të Budakovës nën komandën e komandantit Sadik Halitjaha.

Kam qenë një ushtar që kam kryer detyra dhe respektuar urdhrat ushtarak me përpikëri dhe për këtë mund të deklarohen të gjithë ata që kanë qenë me mua në atë kohë. Jam arrestuar më 18 shtator të vitit 1998 bashkë me një shok timin të plagosur dhe kam kaluar nëpër burgjet në Kosovë e Serbi deri më 19 shtator të vitit 2000.

Jam arrestuar në hyrje të Ferizajt në një pritë të organizuar. Ishim nisur për në Prishtinë me detyrë përmes një vendimi të lëshuar nga komandanti im Sadik Halitjaha. Atë vendim e kam pasur me vete kur jam arrestuar dhe për të mos rënë në dorë të policisë e kam gëlltitur.

 

Ndersa posht mund ta shihni dokumentin për të cilin bëhet fjal. 

Tags: DokumentHaki AbaziHysen DurmishiQEVERIA E KOSOVES
ShareTweetShare
Previous Post

Haziri: Kurti s’po guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Next Post

Ballkani Kampion i Kosovës në Futboll

Next Post
Ballkani Kampion i Kosovës në Futboll

Ballkani Kampion i Kosovës në Futboll

Lajmet e fundit

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

21/05/2025
Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

21/05/2025
Kaja Kallas ka ateruar në Beograd, Marko Gjuriq në mot me shi i del përpara me lule në dorë

Kaja Kallas ka ateruar në Beograd, Marko Gjuriq në mot me shi i del përpara me lule në dorë

21/05/2025
Arratisja e Enver Sekiraqës, dështim i sistemit gjyqësor

“Na latë pa SHTET, pa institucione – Jo shoqnia s`po klith – Kush so me neve o me Serbi”, Gorani e Mirena për pasojat e politikës së Kurtit

21/05/2025
Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

21/05/2025
Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje, i kërkuar nga Maqedonia e Veriut

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.