Osmani ka falënderuar ish-sekretaren dhe ish-presidentin Bill Clinton dhe popullin amerikan që e kanë ndihmuar Kosovën që t’i gëzojë këto të drejta dhe gjithashtu që vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën dhe që zëri i Kosovës të dëgjohet nëpër botë.
“Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia.Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës”, ka shkruar Osmani.