Diaspora këtë vit do të jetë infuzion për ekonominë e Kosovës, thonë njohësit e çështjeve ekonomike, duke shtuar se numri i mërgimtarëve që do të vijnë në Kosovë do të jetë shumë i madh, për shkak të pamundësisë për të udhëtuar vitin e kaluar si pasojë e pandemisë.
Drejtori ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, tha se ndikimi i diasporës në rritjen ekonomike do të jetë i rëndësishëm këtë vit.
“Mendoj që gjasat janë që mërgata këtë radhë të vijë në numra më të mëdha sesa zakonisht, sepse e kemi pasë vitin e kaluar ku nuk kanë mundur të vijnë për shkak të pandemisë, besoj që këtë herë interesimi që të vijnë në Kosovë do të jetë edhe më i madh. Kjo është lajm i mirë për ekonominë e Kosovës, e dyta pastaj që shuma e parave që shpenzohet duke e marr parasysh edhe vitin e kaluar, mendoj që ka me qenë edhe më e madhe besoj që ndikimi i tyre në rritje ekonomike ka me qenë goxha i rëndësishëm këtë vit. Edhe po e shohim që edhe në vendet e tjera përgjithësi si vende që janë hap pas tejkalimit të rreziqeve nga pandemia, e ka pasë një lloj boom ekonomik dhe mendoj që e njëjta gjë ka me ndodh edhe në Kosovë, edhe për shkak të mërgatës, por edhe për shkak të rritjes së konsumit të brendshëm në përgjithësi”, ka deklaruar Ymeri.
Drejtori ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, tha se ndikimi i diasporës në rritjen ekonomike do të jetë i rëndësishëm këtë vit.
“Mendoj që gjasat janë që mërgata këtë radhë të vijë në numra më të mëdha sesa zakonisht, sepse e kemi pasë vitin e kaluar ku nuk kanë mundur të vijnë për shkak të pandemisë, besoj që këtë herë interesimi që të vijnë në Kosovë do të jetë edhe më i madh. Kjo është lajm i mirë për ekonominë e Kosovës, e dyta pastaj që shuma e parave që shpenzohet duke e marr parasysh edhe vitin e kaluar, mendoj që ka me qenë edhe më e madhe besoj që ndikimi i tyre në rritje ekonomike ka me qenë goxha i rëndësishëm këtë vit. Edhe po e shohim që edhe në vendet e tjera përgjithësi si vende që janë hap pas tejkalimit të rreziqeve nga pandemia, e ka pasë një lloj boom ekonomik dhe mendoj që e njëjta gjë ka me ndodh edhe në Kosovë, edhe për shkak të mërgatës, por edhe për shkak të rritjes së konsumit të brendshëm në përgjithësi”, ka deklaruar Ymeri.null
Po ashtu, edhe Lirim Krasniqi, hulumtues dhe analist i politikave në organizatën “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës, tha se ardhja e diasporës gjatë sezonit të verës do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në aspektin ekonomik.
“Ne besojmë se do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në aspektin ekonomik, këta duke pas parasysh në ndikimin që e ka pasur diaspora gjatë viteve të kaluara, dhe mungesën e diasporës gjatë vitit 2020. Nga një vlerësim që kemi bërë ne në vitin e kaluar vërehet se ka pasur rreth 1 milion më pak vizitor deri në fund të gushtit, krahasuar me vitin paraprak, dhe duke pasur parasysh që shumica e vizitorëve kanë ardhur nga aeroporti “Adem Jashari”, mund të themi se ka pasur ulje të të hyrave gjatë vitit 2020, të cilat pritet të kompensohen këtë vit, ku diaspora është më e gatshme dhe e ka më të lehtë të vijnë gjatë verës, dhe gjithashtu sipas një vlerësimi që kemi bërë ne në skenarin më të mirë të mundshëm, vetëm gjatë sezonit veror ka pasur 200 milionë më pak të hyra për shkak t mungesës së vizitave nga diaspora në vitin 2020, dhe ne besojmë shumë që këtë viti diaspora do ta jap një infuzion ekonomik, duke qenë se shumë sektor varen gjatë sezonin veror nga qarkullimi dhe paraja që vjen nga diaspora përmes vizitave të tyre direkte”, ka deklaruar Krasniqi.