Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.
“Qysh në shtator të viti 2021 ndihmuam me shtesat për lehona e fëmijë. Deri më tani kemi mbi 400 mijë fëmijë që përfitojnë nga këto skema. Ndamë mbi 100 milion euro për të mbështetur pensionistët dhe për skemat tjera sociale”, ka thënë Kurti.
“Si Qeveri nuk u ndalëm por vazhduam me ndihma në disa sektorë. Fokusi ynë ishte reformimi rrënjësor i sistemeve e politikave që ishin keq të dizajnuara. Dizajni i skemës aktuale sociale është diskriminues sepse në momentin që fëmija në një familje mbushur moshën 5 vjeqare atij i është ndërprerë ndihma”, ka thënë ai..
Ministri, Murati tha se kemi dizajnuar një mekanizëm tjetër.
“Personat të cilët mund të jenë prind të vetëm dhe kanë fëmijë nën 18 vjeq, personat me aftësi të kufizuara, ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, do të trajtohen si persona që janë në kërkim për një vend pune”, ka thënë Murati.
“Ky pilotim është i hapur dhe është në e Kosova dhe nëpër qendrat e plotësimit dhe familjarët duhet të plotësojnë aplikimin.”