Dy persona në Prishtinë janë arrestuar për falsifikim parash.
Sipas njoftimit, tek të njejtit gjatë kontrollit në veturë me targa vendore janë gjetur 25 mijë euro.
Të dyshuari R.P., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe E.R., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), dyshohet se kanë falsifikuar para, respektivisht janë marrë me vënien në qarkullim të parave të falsifikuara apo parave të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar (para me ngjyrë). Te të njëjtit, gjatë kontrollit të veturës me targa vendore, me të cilën udhëtonin, janë gjetur para në vlerë 25.316 (njëzet e pesë mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) € (të dyshuara si të falsifikuara, apo të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar/financiar, pasi që parat ishin të bëra me ngjyrë), andaj personat e dyshuar janë arrestuar për procedura të mëtejme.
Rasti është inicuar si vepër penale ‘falsifikim i parasë’ dhe të dyshuarit janë dërguar për 48 orë në mbajtje.