Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar një listë me 15 futbollistët më të mirë në historinë e futbollit të Zvicrës
Në këtë listë të publikuar nuk mungojnë as futbollistët shqiptarë.
Vendin e parë si futbollisti më i mirë zviceran është legjenda Stephane Chapuisat.
Derisa, futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, renditet si lojtari i dytë më i mirë zviceran në listën e “Blick”.
Futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka është pozicionuar në vendin e katërt.
“Blick” përmblodhi arritjet e çdo lojtari dhe shtroi pyetjen nëse Xhaka e meriton të renditet më lart pas suksesit të tij të fundit në Bundesligë si kapiten që udhëhoqi klubin e tij, Bayer Leverkusenin, drejt titullit kampion.