Analisti politik Arben Llalla duke komentuar zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut në një diskutim në kanalin tv Top News të Shqipërisë është shprehur se kjo fushatë është si mjegull , por z.Ali Ahmeti me partinë e tij BDI ka krijuar një koalicion të gjerë edhe të pakicave tjera kombëtare siç janë pakica rome,boshnjake,turke informon Tetovasot.
Llalla tha se Ahmeti i ka ofruar dhe u ka dhënë vende nderi dhe deputet të sigurtë sepse ata nuk e kanë patur asnjëherë të sigurtë deputetin.
Sipas analistit Llalla Ahmeti ka ndrruar një koncept që pakicat kombëtare , të vogla, që ndjehen të shtypura dhe diskriminuara,, mund ti bashkëngjiten koalicionit të gjerë shqiptarë siç është koalicioni që udhëhiqet nga Ali Ahmeti dhe është një gjë shumë pozitive sepse përsëri tregon që shqiptarët nuk kanë probleme me pakicat përcjellë Tetovasot.
Ai tha se BDI do ti fitojë bindshëm këto zgjedhje edhe pse koalicioni tjetër që është bllok shqiptarë që vijnë nga kategoria e tretë dhe këtu i thonë derivatet e BDI-SË së dikurshme.
Unë parashikoj që 6-8 deputetë i merr opozita shqiptare që janë pesë parti që më shumë janë individë, një parti,një deputet, ndërsa për BDI e parashikojë 20 deri 24 deputetë jo mbas sondazheve por sipas asaj që i njoh njerëzit në terren.
Ndi dhe Ali Ahmeti brenda 20 vitesh kanë krijuar Akademinë e politikës,brumin e politikës dhe ata do fitojnë bindshëm edhe këto zgjedhje.
Llalla tha se rezultatin e zgjedhjeve do ta përcaktojë përsëri Reçica e Vogël, aty ku është selia e partisë së z. ALI AHMETI, pr aty do turren me vrap VMRO-DPMNE dhe LSDM kush do ta bëjë qeverinë.
Pa BDI asnjë qeveri nuk do ekzistojë tha midis të tjerash Llalla.Tetovasot