Gjenerali serb Milan Mojsiloviq tha mbrëmë në një paraqitje në RTS, se për sulmin terrorist në Banjskë ai nuk ka qenë i informuar se diçka e tillë do të ndodhte. Sipas tij askush brenda ushtrisë nuk ishte informuar ose dinte se sulmi terrorist do të ndodhte në veri të Kosovës.
Mirëpo, sipas tij, në mëngjesin e 24 shtatorit filluan të vijnë informacione për ngjarjet, të lënduarit, u vendos kontakti me komandën e KFOR-it, u thirr një takim, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes dhe drejtorët e agjencive
Kemi rënë në kontakt me komandantin e përgjithshëm. Në bazë të propozimit për përdorimin dhe angazhimin e Forcave të Armatosura të Serbisë, ai ka pranuar dhe ka marrë vendim. Si shef i Shtabit të Përgjithshëm, më është dhënë detyra – të kontrolloj plotësisht Zonën e Sigurisë Tokësore dhe të siguroj linjën administrative me kapacitet të plotë, duke vendosur në mënyrë parandaluese një pjesë të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ky është urdhri që ushtria serbe e ka marrë më 24 shtator”, tha Mojsiloviq.
Ai vuri në dukje se ky urdhër nuk është i pazakontë dhe është në përputhje me ngjarjet në terren, me atë që parashikonin se kriza mund të përhapet dhe të përshkallëzohet, sepse në një pjesë të territorit të Kosovës disa serbe kishin përdorur armë zjarri.
Nuk ishte gatishmëria e plotë luftarake e ushtrisë serbe”, theksoi Mojsiloviq.
Sa i përket situatës aktuale, Mojsiloviq tha se ajo është e qëndrueshme në kuptimin ushtarak.