GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Osmani në “La Repubblika”: Sulmi terrorist në veri, situatë ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vite

01/10/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Osmani në “La Repubblika”: Sulmi terrorist në veri, situatë ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vite
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Serbia dëshiron të përdorë në vendin e saj një model të ngjashëm me aneksimin e Krimesë nga Rusia por se nuk do ta lejojnë këtë.

Në një intervistë për “La Repubblica“, Osmani foli për situatën e fundit në rajon, gjegjësisht vrasjen e një polici të Kosovës si pasojë e hapjes së zjarrit nga një grup i armatosur serb më 24 shtator në veri të Kosovës dhe atë që ndodhi më pas.

 

“Kemi prova të pakundërshtueshme. Serbia më datën 24 të këtij muaji kreu sulm dhe tani po përgatitet për një sulm të ri duke përforcuar trupat dhe artilerinë e saj në kufi me Kosovën. Kjo është situatë e ndryshme nga ajo që kemi parë në 25 vite, e paprecedentë. Serbia ende udhëhiqet nga mentaliteti i (ish-presidenti Sllobodan) Millosheviqit dhe përpiqet të fshijë gjithçka që SHBA-ja, BE-ja dhe populli ynë kanë arritur në dy dekada: paqen, stabilitetin dhe lirinë”, deklaroi Osmani.

Në pyetjen nëse mendon se Beogradi dëshiron ta pushtojë Kosovën, Osmani tha: “Ata gjithmonë kanë patur pretendime territoriale. Duan të përdorin modelin e (presidentit të Rusisë Vladimir) Putinit për një aneksim të llojit të Krimesë. Sigurisht që nuk do ta lejojmë këtë. Po punojmë me forcat e NATO-s për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë tonë që kemi fituar me vështirësi”

Duan të hyjnë në Kosovë dhe të marrin një pjesë të territorit tonë. Ka shumë prova se situata është shqetësuese. Serbia duhet ta dijë se do të përballet me një popull të vendosur për të mbrojtur lirinë e tij pavarësisht çdo gjëje. Duhet ta dijë se edhe NATO është me ne”, theksoi presidentja Osmani duke shtuar se SHBA-ja është realiste për ngritjen e alarmit lidhur me rajonet e tyre.

Më tej Osmani tha se Serbia historikisht ka qenë e interesuar për veriun e Kosovës.

 

Duke pretenduar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka abuzuar me qasjen e BE-së ndaj tij, Osmani tha: “Krijoi tensione dhe destabilizoi rajonin, por BE-ja nuk ndërmori masa kundër Serbisë. Ky është i vetmi vend në Evropë që nuk zbaton sanksione kundër Putinit”.

 

Në pyetjen nëse është apo jo Putini pas kësaj krize të fundit në Kosovë, Osmani u përgjigj: “Patjetër që po dhe nuk e fshehin këtë. E mbështesin Serbinë në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak. Kjo krizë është në interes të Rusisë. Dëshiron që konfliktet në territoret evropiane të tërheqin vëmendjen nga Ukraina në drejtim tjetër.

Presidentja e Kosovës, Osmani thekson se aktualisht nuk ka planifikuar ndonjë bisedë me presidentin serb, Vuçiq.

 

Tags: La repubblikasulmi në veriVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Ku i morën pamjet e terroristëve duke u stërvituar në bazat serbe, çfarë thotë Sveçla?

Next Post

Walker: Pse u lejua largimi i grupit të armatosur?

Next Post
Walker: Pse u lejua largimi i grupit të armatosur?

Walker: Pse u lejua largimi i grupit të armatosur?

Lajmet e fundit

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.