Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian e dënon sulmin që ndodhi sot në mëngjes në Ankara, ku u plagosën dy zyrtarë policorë.
Borrelli me anë të një postimi në platformën X, u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
“BE dënon sulmin terrorist ndaj Ministrisë së Brendshme turke në Ankara, duke plagosur disa policë”, shkroi Borrell.
“Ne shprehim solidaritetin me Turqinë dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”.