Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka raportuar se është kanosur në rrjetet sociale.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, transmeton Gazeta Papirus.
“Viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.