GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Zëdhënësi i qeverisë gjermane: Irrituese kur Vuçiq i “deklaron fajtorët viktima”

29/09/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vuçiq: Kurti po shkatërron sistematikisht popullin serb, serbët në Kosovë po kalojnë në ferr
Share on FacebookShare on Twitter

Një zëdhënës i qeverisë gjermane thotë se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për paqen në rajon. NATO ka vendosur të shtojë trupat në Kosovë.

Pas përshkallëzimit të fundit të dhunës në veri të Kosovës, qeveria gjermane i ka bërë thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiq të veprojë. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për paqen në rajon dhe të bëjë gjithçka për të çshkallëzuar, tha të premten në Berlin një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Por nëse qeveria serbe tani organizon një ditë zie për dorasit e vrarë, kjo nuk do të kontribuojë në çshkallëzim, tha ai. Serbia duhet “të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, kërkoi zëdhënësi.

Gjithashtu është e nevojshme të sqarohet origjina e armëve të shumta të gjetura. Është irrituese të shohësh se si presidenti serb “deklaron se fajtorët janë viktima”.

Në veri të Kosovës, sipas informacioneve të qeverisë, 30 persona të armatosur dhe të maskuar hapën zjarr ndaj policisë kosovare të dielën në një fshat jo shumë larg kufirit me Serbinë. Më pas ata pushtuan një manastir ortodoks serb. Një oficer policie dhe tre sulmues u vranë gjatë shkëmbimeve të zjarrit, sipas policisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për një sulm terrorist të kryer nga kriminelët e inkurajuar nga Serbia. Serbia dhe Vuçiçi i kanë hedhur poshtë akuzat. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin apo nuk ka shpjeguar motivet e autorëve të armatosur.

NATO shton praninë në Kosovë

Përballë tensioneve të fundit në Kosovë, NATO do të rrisë praninë e saj në vendin e Ballkanit Perëndimor. Aleanca transatlantike në Bruksel tha të premten se forca shtesë ishin autorizuar për t’iu përgjigjur situatës aktuale. Aleanca fillimisht nuk tha se sa ushtarë të tjerë do të vendoseshin ose cilat vende do t’i siguronin ata. Përshkallëzimi më i madh i dhunës në disa muaj ka ndodhur në veri të Kosovës fundjavën e kaluar.

Sipas të dhënave të agjencisë gjermane të shtypit, dpa, trupat shtesë të KFOR-it mund të jenë britanike. Ministria e Mbrojtjes në Londër njoftoi vetëm pak muaj më parë se Mbretëria e Bashkuar dëshron të japë “një kontribut vendimtar” për KFOR-in të paktën deri në vitin 2026.

Në operacionin e KFOR-it të Kombeve të Bashkuara janë përfshirë 28 shtete, tetë prej të cilave nuk janë anëtarë të NATO-s. Aktualisht rreth 3400 ushtarë të KFOR-it janë stacionuar në Kosovë, duke përfshirë rreth 80 nga Bundeswehr-i. Në veri të Kosovës jetojnë rreth 50.000 serbë.

Aleanca kishte vendosur tashmë në maj të rrisë praninë e saj në Kosovë me 700 ushtarë. Kjo u bë në përgjigje të sulmeve të turmave serbe kundër ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës. Në atë kohë u plagosën 30 ushtarë italianë e hungarezë dhe mbi 50 serbë

Tags: DialogukosovaserbiaSulmiterroristvucic
ShareTweetShare
Previous Post

Vladimir Putin takohet me ish-komandantin e Wagner-it

Next Post

Remi: KFOR të inspektojë menjëherë manastiret serbe në Kosovë, shkaku armëve!

Next Post
“Remi” në krah të Kurtit për rastin e Klanit: Në Republikën e Kosovës po vendoset rend

Remi: KFOR të inspektojë menjëherë manastiret serbe në Kosovë, shkaku armëve!

Lajmet e fundit

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

18/05/2025
OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

18/05/2025
Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.