GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Republikanët nisin procesin hetimor për shkarkim të Bidenit

29/09/2023
në Botë
Koha e leximit:2 mins read
Republikanët nisin procesin hetimor për shkarkim të Bidenit
Share on FacebookShare on Twitter

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, e kanë cilësuar si të suksesshme ditën e parë të hetimeve për shkarkim të presidentit amerikan, Joe Biden.

Mirëpo ekspertët, që kanë qenë dëshmitarë të rastit të iniciuar nga republikanët, kanë thënë se ende nuk ka mjaftueshëm dëshmi për shkarkim.

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka thënë se hetimet lidhen me dyshimet se Hunter Biden është përfshirë në aktivitete të palakueshme biznesore, nga të cilat ka përfituar presidenti.

Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar procesin si “pengesë politike”.

Hetimet zyrtare për shkarkim u mundësojnë ligjvënësve që të kenë më shumë autoritetet për të hetuar ndonjë sjellje të keqe eventuale.

Në seancën e parë, ka qenë Hunter Biden – dhe jo presidenti – që e ka fituar vëmendjen më të madhe.

Republikani James Comer, ka thënë se paneli do të hetojë “dhjetëra dëshmi”, përfshirë emaila dhe të dhëna bankare, të cilat, sipas tij, vërtetojnë “korrupsionin dhe abuzimin” e Joe Bidenit dhe pozitën zyrtare.

“Të paktën 10 herë, Joe Biden e ka gënjyer popullin amerikan se nuk ka folur kurrë me familjen e tij për aktivitetet e tyre biznesore”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të lëshojë urdhra që detyrojnë Hunter Bidenin dhe vëllain e presidentit, James që t’i publikojnë dokumentet bankare për të ardhurat e tyre.

Hetimet për shkarkim mund të zgjasin me javë.

Ende është shumë herët për të kuptuar nëse hetuesit e Kongresit do të kërkojnë votim në Kongres, për shkarkim të Bidenit, pas përfundimit të seancave.

Ndaras, Hunter Biden është akuzuar penalisht për tri shkelje, përfshirë atë se ka gënjyer kur e ka blerë një armë./REL/

Tags: Nisin procesin hetimorPer shkarkimin e BidenRepublikanet
ShareTweetShare
Previous Post

Përfundon aksioni policor në katër lokacione në veri, në të pestin po vazhdon

Next Post

Rama: Të përshpejtohet procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor në BE

Next Post
Rama për propozimin e Asociacionit: Rajoni është edhe i yni jo vetëm i Kosovës e Serbisë

Rama: Të përshpejtohet procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor në BE

Lajmet e fundit

Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

23/05/2025
EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

23/05/2025
Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

23/05/2025
Pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri, Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

Pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri, Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

23/05/2025
Lutfi Haziri shpall kandidaturën: Do të jem kandidat për kryetar të Gjilanit

Zyrtare: Lutfi Haziri nuk do kandidoj për Kryetar të Gjilanit

23/05/2025
Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

23/05/2025
EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

23/05/2025
Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.