Ambasadori i ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, ne emër edhe të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Carpenter ka dënuar fuqishëm sulmin, dhe se sipas tij, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent.
“Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të ulur tensionet. Në këtë drejtim, prioriteti ynë mbetet ecja përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke filluar me kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme”, thuhet në reagimin e ambasadorëve të QUINTI-t në OSBE.
Tutje, Carpenter, tha se e vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in.