Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ajo ka thënë se do të lëshohet fletëarrest ndërkombëtar shumë shpejt për Milan Radojçiq.
‘’Ai është kriminel, është njëri prej kryekriminelëve që e ka organizuar sulmin terrorist në Republikën e Kosovës.Besoj që shumë shpejt Prokuroria Speciale për flet-arrest dhe flet-rrështim ndërkombëtar në mënyrë që ai të ndiqet penalisht për të gjitha krimet që i ka bërë.Është hera e parë që grupet terroriste po luftohen nga Policia e Kosovës, të merremi me punën madhështore të tyre dhe jo me individë që po i shërbejnë dikujt tjetër”, tha Haxhiu për Lajmin.net
Më tutje Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Policia e Kosovës me veprimet e tyre në veri të Kosovës kanë mbrojtur Republikën tonë./