Veton Surroi, opinionist i njohur, ka publikuar një shkrim në X, ku ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Më saktë, Surroi e ka krahasuar rastin e grupit të Kumanovës me sulmin terrorist të serbëve, të cilët vranë një polic në Banjskë të Zveçanit.
Surroi i ka cilësuar të dy grupet si grupe paramilitare. Sipas Surroit, të dy grupet çmohen si heronj.
“Organet e njësisë paraushtarake shqiptare etnike që sulmuan N.Maqedoninë (2015) u çmuan si heronj në Kosovë. Pjesëtarët e njësisë paraushtarake etnike serbe që sulmuan Kosovën (2023) u çmuan si heronj në Serbi.
Të dyja gabim! Dy gabime nuk bëjnë një të drejtë!” – shkroi Surroi