Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë QKUK, Jakup Ismajli tha se 103 paciente kanë qenë të infektuar me Covid-19 në vitin 2020, prej tyre 47 gra kanë përfunduar me lindje.
Tutje, ai tha se 82 pacientë janë mjekuar në pesë muajt e parë ndërsa kanë përfunduar me 22 lindje. Sipas tij, këtë vit ka pasur 3 341 lindje.
Numri i të infektuarve për vitin 2020 ka qenë 103 paciente të infektuar me Covid-19 të cilët janë trajtuar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, prej tyre 47 kanë përfunduar me lindje kurse pjesa tjetër janë trajtuar, mjekuar dhe lëshuar në shtëpi”.
“Kurse në vitin 2021 kemi pasur 82 paciente dhe janë mjekuar te ne dhe kanë qenë 22 lindje kurse pacientet tjera janë lëshuar në shtëpi. Nëse mendoni për pacientët me Covid-19 ka rënë numri i të infektuarve për momentin nuk kemi asnjë paciente të hospitalizuar në repartin Covid-19”.
“Kemi pasur 3 341 lindje krahasuar me vitin e kaluar është një rënie. Një numër i madh i pacientëve për shkak sigurie kanë kryer lindje në spitale private”.
Mes tjerash, Ismajli theksoi se ka pasur komplikime te gratë shtatzëna, duke theksuar se rastet e rënda menjëherë pasi që janë hospitalizuar janë referuar në klinikën Infektive dhe Mjekësinë Sportive për Covid-19.
“Ka pasur komplikime. Të gjitha pacientët që kanë marrë trajtim në klinikën obstetrike kanë kaluar mirë. Por kemi pasur raste të rënda të cilat menjëherë pasi që janë hospitalizuar te ne janë referuar në Klinikën Infektive për shkak të gjendjes së rëndë Mjekësinë Sportive”.
“Pacientet që janë trajtuar te ne kanë kaluar mirë. Duke pasur parasysh rënien e numrit me Covid pastaj vaksinimi dhe po shihet që ka rënë numri i tyre. Kujdesi ndaj tyre është më i shtuar se kanë probleme respiratore”, tha Ismajli.
Ai tha se çdo lindje që ka përfunduar në Klinikën e Gjinekologjisë fëmijët janë trajtuar në Klinikën e Neanatologjisë.
“Nuk është vërtetuar që një fëmijë që është verifikuar që nëna e tij ka qenë pozitiv. Çdo lindje që ka përfunduar te ne fëmijët janë trajtuar në klinikën e Neanatologjisë. Nuk ka pasur komplikim. Në momentin që fëmijët kanë qenë të shërua ri janë afruar nënës”.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë QKUK, Jakup Ismajli në një intervistë për Ekonomia Online tha se 103 paciente kanë qenë të infektuar me Covid-19 në vitin 2020, prej tyre 47 gra kanë përfunduar me lindje.
Tutje, ai tha se 82 pacientë janë mjekuar në pesë muajt e parë ndërsa kanë përfunduar me 22 lindje. Sipas tij, këtë vit ka pasur 3 341 lindje.
“Numri i të infektuarve për vitin 2020 ka qenë 103 paciente të infektuar me Covid-19 të cilët janë trajtuar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, prej tyre 47 kanë përfunduar me lindje kurse pjesa tjetër janë trajtuar, mjekuar dhe lëshuar në shtëpi”.