Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërlarje të parave”.Policia njofton se rasti kishte ndodhur më 1 qershor 2019, ndërkaq të dyshuarit një mashkull dhe një femër janë arrestuar ditën e djeshme.“Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia.