Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale pritet të lëvizin në mes 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të shkojnë në mes 22 e 25 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.