Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se tash e gati tre vjet është një pyetje që kërkon përgjigje.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se me urdhër të kujt Prokuroria Speciale kërkoi nga Gjykata Themelore e Prishtinës tërheqjen e urdhër-arrestit për Milan Radoiçiqin.
Postimi i tij i plotë:
Pyetje që kërkon përgjigje gati tre vjet: pse Prokuroria Speciale kërkoi nga Gjykata Themelore e Prishtinës tërheqjen e urdhër-arrestit për Milan Radoiçiqin? Me urdhër të kujt u veprua kështu?