Nga ora 12:00 është lejuar qarkullimi në këtë fshat të Zvecanit, ku menjëherë ekipi i Klan Kosovës ka qenë i pranishëm për t’jua sjellë pamjet pas ngjarjeve të së dielës.
Të dielën një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër.
Policia arriti ta vë në kontroll këtë zonë dhe aksioni u deklarua i mbyllur mbrëmë.