Të paktën një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në të gjithë Ukrainën gjatë ditës së martë si rezultat i sulmeve ruse, thanë zyrtarët ukrainas të mërkurën.
Sulmet dëmtuan gjithashtu ndërtesa banimi dhe infrastrukturë, thanë zyrtarët, raporton CNN.
Më poshtë e gjeni një përmbledhje:
Zaporizhzhia: Forcat ruse kryen 130 sulme në Zaporizhzhia gjatë ditës së kaluar, duke bombarduar 27 vendbanime, tha Yurii Malashko, kreu i administratës ushtarake të rajonit jugor. Një banor u vra nga zjarri i artilerisë ruse në qytetin e Orikhiv, ndërsa një tjetër u plagos nga granatimet në fshatin Prymorske, tha ai. Forcat ruse kryen katër sulme ajrore, sulme me UAV dhe sulme të Sistemit të Raketave të Shumëfishta (MLRS) në disa fshatra, duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën, tha ai.
Kharkiv: Forcat ruse sulmuan rrethet Kharkiv, Bohodukhiv, Chuhuiv, Kupiansk dhe Izium, tha Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv. Granatimet plagosën një person në qytetin Vovchansk, ku ndërtesat u dëmtuan dhe shpërtheu një zjarr pylli, tha ai. Në fshatin Borovë, granatimet kanë shkaktuar edhe zjarr në pyll, ndërsa në fshatin Pidlyman janë dëmtuar të korrat e grurit, tha ai. Një zjarr shpërtheu gjithashtu në qytetin Kupiansk, duke dëmtuar infrastrukturën, shtoi ai.
Dnipropetrovsk: Dy burra, u plagosën në rajon, tha Serhii Lysak, kreu i administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovsk. Ndërtesat u dëmtuan gjithashtu në sulmet ruse, tha ai.
Donetsk: Të paktën një banor u plagos në fshatin Orlivka në rajonin lindor, sipas administratës së tij ushtarake.