Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.