Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot i është shkëputur kontrata një operatori ekonomik, i cili ka qenë i papërgjegjshëm në realizimin e projektit të kontraktuar.
Sipas Ramës, bëhet fjalë për operatorin që kishte për projekt renovimin e Shkollës Fillore “Gjergj Fishta”.
Kryetari tha se operatori ekonomik nuk iu është përmbajtur kushteve të kontratës, duke punuar me material jo të duhur për shtrimin e dyshemesë.
“Lusim operatorët ekonomikë që të jenë të përgjegjshëm, bashkëpunues dhe të tregohen profesionistë në punë. Nuk do të tolerojmë asnjë kompani të papërgjegjshme” tha mes të tjerash Rama.
Ky është njoftimi i plotë i kryetarit:
S’ka tolerime për mospunë!
Sot i kemi shkëputur kontratën edhe një operatori ekonomik i cili është treguar i papërgjegjshëm. Ky operator nuk u është përmbajtur kushteve të kontratës. Bëhet fjalë për renovimin e Sh.F.M.U “Gjergj Fishta”, në të cilën operatori ekonomik ka punuar me material jo të duhur në shtrimin e dyshemesë.
Lusim operatorët ekonomikë që të jenë të përgjegjshëm, bashkëpunues dhe të tregohen profesionistë në punë.
Nuk do të tolerojmë asnjë kompani të papërgjegjshme.
Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit.