Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Veri, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre për paqe.
Ajo në një reagim të bërë para pak minutash ka thënë se në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që palët do të bëjnë për të de-përshkallëzuar situatën, shkruan Express.
Këtu shefja e diplomacisë gjermane ka veçuar Serbinë, duke thënë Beogradi zyrtar duhet të bëjë thirrje pa dyshim për heqje dorë nga dhuna.
“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për de-përshkallëzimin. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka thënë Baerbock.