Numri i të arrestuarve për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri ka shkuar në 8.
Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe dy personat të cilët janë arrestuar të hënën në mbrëmje dyshohet se kanë lidhje me sulmet ndaj policisë së Kosovës.
“Vlerësuar në aspektin e sigurisë, situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar. Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në njoftim Policia ka treguar edhe për mjetet dhe armët që janë konfiskuar gjetur e konfiskuar në zonën e fshatit Banjskë./21Media