Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në këtë seancë, është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtyre të dyshuarve, ndërsa vendimi u konfirmua për një muaj paraburgim ndaj tyre, shkruan Gazeta Papirus.
Llogaritur veprat e jashtligjshëm duke hyrë me armatim dhe mjete të shumta rrezikshmërie në veri, jo vetëm për vendin por edhe për rajonin, cili mund të jetë dënimi për dy terroristët të cilët tashmë janë kapur nga organet e rendit të Republikës së Kosovës.
Në një prononcim për Gazeta Papirus, avokati Xhevdet Smakiqi u shpreh se terroristët mund të dënohen 10 vite apo edhe me burg të përjetshëm.
“Sa i perket veprimeve konkrete te grupit kriminal ne veri te Kosoves qe shkaktuan vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku, konsideroi se ata te dyshuar tash te arrestuar dhe ne paraburgim dyshohet se kanë kryer veprat penale te parashikuara ne Kodin Penal te Kosoves.
1. Vepra penale kunder rendit juridik dhe kushtetues me pasoja vdekjen e rreshterit te policise se Kosoves
2. Vepren penale vrajse e ne grup e zyrtarit te shtetit
3. Vepren penale terroizimi shkaktimi i frikes dhe panikes te popullta
4. Posedimi, mbajtja kontrolli i pa autorizuar i armeve dhe municinonit
5. Cenimi i prones se kulteve fetare hyrja me force etj.
Denimet jane prej 10 vitesh deri ne burgim te perjteshem”, tha avokati.
Tutje shtoi: “Prokuroria Speciale e Kosoves tashme ka nderrmarrë veprimet hetimore te saj dhe pas perfundimit te hetimeve pritet natyrshem ngritja e aktkauzes ndaj tre te arrestuareve, prandaj mbetet ne vlersimin e Prokurorise Speciale te Kosoves te te cilësojë veprat penale per secilin te arrestuar.
Sa i perket ekstradimit ne Serbi juridikishte nuk mund te ndodh pasiqe nuk ekziston asnje marrveshje bilaterale ndermjet Serbise dhe Kosoves ne aspektin e ndihmes penale nderkombetare dhe as per ekstradimin”.
“Te arrestuarit nuk janë robë lufte pasiqe nuk jemi ne gjenjde lufte dhe as nuk janë vetëdorzuar.
Ekstradimi juridik penal nuk mund te ndodh, por meqe jemi ne dialog me Serbine ne Bruksel me ndermjetisimin e BE-se dhe SHBA- se nuk perjashtohet mundesia e ndonje marrveshje politike ku nese Kosova nxjerr ndonje perftim te vlefëshem diplomatik e poltik mund edhe te perfshije esktradimin e tyre”, tha ai për Papirus.
/GazetaPapirus/