Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila kishte ngrehur dyshimet kohë më parë që po kontrabandoheshin armë nga Serbia në Kosovë, ka folur rreth situatës aktuale në vend.
Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra të dielën në një sulm terrorist në Banjskë të Zvecanit, duke e tensionuar edhe më tej situatën.
Shumë fakte janë vërtetuar pas vrasjes së zyrtarit policor kosovar mirëpo mosndëshkimi prodhon përbuzje ndaj sundimit të rendit dhe ligjit, andaj llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vënë drejtësinë dhe ekuilibrin në zemër të qasjes ndërkombëtare për Serbi-Kosovë”, ka shkruar Kearns në Twitter.
“Trendet e fundit për ndëshkimin e Kosovës dhe përkëdheljen e Vuçiqit gjithnjë e më autokratik po na çon më thellë në një cikël dhune, jostabiliteti dhe së keqes, përderisa drita në fund të tunelit të normalizimit dhe për anëtarësim në BE për të dyja palët zbehet edhe më shumë”.
Kearns tha se Mbretëria e Bashkuar ka më shumë rol, andaj duhet të marrë më shumë përgjegjësi, në suksesin e Kosovës në të ardhmen.
“Mbretëria e Bashkuar ka më shumë përgjegjësi për të kontribuuar në suksesin e Kosovës, më shumë përgjegjësi se të gjithë për të siguruar që nuk do të ketë një rikthim të brutalitetit të 1990-tave”.
“Policia e Kosovës do t’i hetojë grupet paramilitare përgjegjëse për vrasjen e Policit Afrim Bunjaku. Si financohen dhe armatosen ato dhe si i kanë transportuar armët në/nëpër Kosovë. Nga kush marrin instruksione ata?”
Më poshtë gjeni shkrimin e saj të plotë në Twitter:
Shumë fakte janë vërtetuar pas vrasjes së zyrtarit policor kosovar mirëpo mosndëshkimi prodhon përbuzje ndaj sundimit të rendit dhe ligjit, andaj llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vënë drejtësinë dhe ekuilibrin në zemër të qasjes ndërkombëtare për Serbi-Kosovë.
Trendet e fundit për ndëshkimin e Kosovës dhe përkëdheljen e Vuçiqit gjithnjë e më autokratik po na çon më thellë në një cikël dhune, jostabiliteti dhe së keqes, përderisa drita në fund të tunelit të normalizimit dhe për anëtarësim në BE për të dyja palët zbehet edhe më shumë.
Mbretëria e Bashkuar ka më shumë përgjegjësi për të kontribuuar në suksesin e Kosovës, më shumë përgjegjësi se të gjithë për të siguruar që nuk do të ketë një rikthim të brutaliteitt të 1990-tave.
Policia e Kosovës do t’i hetojë grupet paramilitare përgjegjëse për vrasjen e Policit Afrim Bunjaku. Si financohen dhe armatosen ato dhe si i kanë transportuar armët në/nëpër Kosovë. Nga kush marrin instruksione ata?
KFOR dhe EULEX duhet të ndihmojnë në hetime dhe të ndajnë të gjithë inteligjencën mbi depot e armëve dhe lëvizjet me qeverinë e Kosovës dhe shtetet anëtare për të ndihmuar në përgjigjen ndaj shqetësimeve rreth përfshirjes së akterëve nga Beogradi në vrasjen e zyrtarit policor kosovar dhe në bllokadat e orkestruara rrugore.
Nëse imazhet fillestare janë të sakta, KFOR-i duhet t’i hetojë automjetet dhe sistemet e armëve të cilat, tani për tani duhet të supozojmë që janë të rreme, kishin stikerë që kishin emrat e tyre. Ata nuk munden thjesht të pretendojnë që nuk ka shenja të tentimeve apo qëllimeve nga paramilitarët që t’i imitojnë ata.
Mbretëria e Bashkuar si anëtare e Quintit duhet të marrë rol më aktiv në dialogun e paqes midis Serbisë dhe Kosovës – pasiviteti i tanishëm është i pambrojtshëm. Mbretëria e Bashkuar nuk është më e kufizuar nga konsensusi i BE-së dhe shtetet mosnjohëse andaj duhet të jetë më muskulore dhe dinamike në përpjekjet diplomatike. Na duhet një shtyllë në Ballkan.
Ne po ashtu duhet t’i rrisim masat e parandalimit dhe ta sigurojmë një rritje nga katër mijë e 500 trupat e KFOR-it duke marrë nga një grup më i gjerë i shteteve anëtare për të kontribuuar në forcat paqeruajtëse.
Qeveria e Serbisë duhet më në fund që të angazhohet në mënyrë domethënëse në përpjekjet për normalizim, dhe t’i japë fund përdorimit të retorikës radikalizuese dhe të shfrytëzimit të divizioneve etnike që nxit urrejtje. BE-ja dhe ShBA-ja nuk duhet më ta mbyllin njërin sy ndaj refuzimit të Serbisë për të ndryshuar qëndrim.
Qeveria e Kosovës duhet t’i përvijojë angazhimet e saj në mbështetjen e komuniteteve serbo-kosovare, të sigurojë përfaqësimin e tyre dhe pjesëmarrjen aktive në demokraci pa ndërhyrje të pajustifikuara të huaja.
BE-ja duhet t’i angazhojë pesë shtetet që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës për ta mbështetur trajektoren e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, duke e forcuar paprekshmërinë e integritetin të saj territorial.
Mbretëria e Bashkuar duhet t’i udhëheqë përpjekjet për aleancë sigurie midis Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, shteteve të tjera anëtare të NATO-s dhe Kosovës derisa Kosova të fitojë anëtarësim të plotë në NATO. Një ujdi e tillë do t’i adresonte shqetësimet e menjëhershme të sigurisë dhe shtron rrugën për stabilitet afatgjatë në rajon.
Dështimi nuk është opsion. Parandalimi në Ballkan duhet të jetë prioritet për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën. Veprime duhet ndërmarrë për të parandaluar përshkallëzim të mëtejmë dhe për të siguruar ardhmëri paqësore dhe të sigurt për të gjithë në Ballkan.