Policia e Kosovës ka arritur që deri tani t’i arrestojë gjashtë persona, të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Tashti, ata janë në dorë të drejtësisë së Kosovës. Avokati, Armend Shkoza, në një intervistë në Sytë 7 në Klan Kosova, ka bërë me dije se të përfshirët në akte terroriste mund të dënohen me burgim të përjetshëm.
Shkoza, gjatë intervistës me autorin e emisionit Enis Reçica, tha se ata dyshohen për terrorizëm, dhe në këtë suazë beson se do veproj edhe Prokuroria e shtetit. Megjithatë, palët kanë mundës të mbrohen.
Sipas tij, nëse të akuzuarit nuk marrin avokat, atëherë shteti i Kosovës obligohet t’iu siguroj mbrojtje atyre, siç parashihet me ligjet në vend, njofton Klankosova.tv.
Veç kësaj, ai gjatë bisedës në Sytë 7, tha se edhe armatimi i gjetur, me një sasi tejet të lartë, e rëndon shumë peshën e dënimit të të akuzuarve.