Dy nxënës janë sulmuar me thikë në Drenas. Deri të therja me thikë erdhi pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur mes tyre dhe dy të tjerëve të cilët edhe i sulmuan me thikë.
Policia e Kosovës njofton se dy të plagosurit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .
“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (nxënës), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktima meshkuj kosovarë (nxënës), të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës