Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar për ngushëllime te familja e policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
“Kohen nuk mundemi me e kthy prapa, shtëpia qenka plotë. E sot na keni edhe neve”, ka thënë Kurti teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes Bunjaku.
Para tij, ka shkuar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, si dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë ka hapur dyert për ngushëllime qysh herët sot pas lajmit të kobshëm për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.