Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, ka konfirmuar se një nga terroristët e plagosur është pranuar në spital.
“Një i plagosur, i kombësisë serbe është pranuar në spital”, tha Zhubi.
Brenda manastirit vazhdojnë të qëndrojnë 49 anëtarë të grupit kriminal.
Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.
LAJMI I FUNDIT: Policia e konfirmon se tre sulmues janë të vrarë, një i arrestuar
Trajkoviq: A po pret Shteti i Serbisë të nisë lufta në Kosovë për të reaguar?