Po vazhdon të jetë situatë e tensionuar në Banjskë të Zveçanit pasi agresorët po qëndrojnë ende brenda manastirit.
Deri tani kanë mbetur të vrarë 8 terroristë kurse gjashtë të tjerë janë plagosur.
Brenda manastirit vazhdojnë të qëndrojnë 49 anëtarë të grupit kriminal, raporton Sinjali.
Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.
LEXO EDHE LINQET:
KFOR-i dhe EULEX-i vendosen afër manastirit të Banjskës ku po qëndrojnë agresorët
“KFOR-i duhet me spjegu qysh hyjnë në territor të Kosovës këso lloj forca të armatosuna”
LAJMI I FUNDIT: Policia e konfirmon se tre sulmues janë të vrarë, një i arrestuar