Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier sot ka shkuar në zyre të kryeministrit, Albin Kurti për takim pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u lëndua.
Hovenier para gazetarëve tha se nuk ka diçka më shumë sesa ato që ka thënë në deklaratën e lëshuar për media pak më herët.
Ai në deklarimin e tij, para se të takohej me kryeministrin Kurti dënoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe kërkoi që autorët të sillen para drejtësisë.
Dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. PK ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, thuhet në reagimin e mëhershëm të tij.