Një i mitur nga Suhareka ka raportuar në Polici se është keqtrajtuar fizikikisht nga drejtori i shkollës. Nga lëndimet që ka marrë, i mituri ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Suharekë 01.06.2021 – 11:10. Viktima mashkull kosovar nxënës (i mitur), ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.