Në minutën e 64-të të ndeshjes, Ferran Torres humbi një mundësi të artë për të vënë barazpeshën në këtë takim, pasi nuk arriti të gjejë kuadratin e portës.
Vetëm pak minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 76-të, Celta Vigo ia doli të dyfishojë epërsinë pas një kundërsulmi të shpejtë i cili pa grekun Anastasios Douvikas teksa dërgon topin në rrjetën e Ter Stegen pas një asistimi nga Iago Aspas.(0-2)
Barcelona arriti të zbusë epërsinë përmes Robert Lewandowskit i cili shënoi në minutën e 81-të. (1-2)
Polaku u shërbye në zonë nga portugezi Joao Felix dhe me ndihmën e transversales arriti që të zbus shifrat në 2:1.
Goli i barazimit nga blaugranët erdhi në minutën e 85-të ku përsëri autor i golit ishte Robert Lewandowski. Ai shfrytëzoi për mrekulli asistimin fantastik nga Joao Cancelo duke çuar topin në cepin e majtë të portës së Ivan Villar.(2-2)
Fitoren në këtë ndeshje Barcelonës ia dhuroi goli i Joao Cancelos i cili erdhi në minutën e 89-të të takimit pas një krosimi të hatashëm nga spanjolli Gavi. (3-2)
Pas kësaj fitoreje, Barcelona renditet në pozitën e parë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se rivali Real Madrid, që nesër do të luajë derbin e qytetit ndaj Atletico Madrid./Telegrafi/