Ka disa muaj që kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, po qëndron i ngujuar brenda objektit të komunës, duke ushtruar detyrën e tij si kryetar i komunës.
Në komunën ku Hetemi ushtron detyrën, së fundi është emëruar si zyrtar i lartë Marko Jabllanoviq, i cili është vëllau i Aleksander Jabllanoviqit, ish-Ministrit për Kthim dhe Komunitete i Qeverisë së Kosovës që i pati quajtur egërsira protestuesit në Gjakovë në kohën kur ata protestonin ndaj një deklarate të tij.
No description available.
Marko Jabllanoviq është i ngarkuar me disa vepre penale. Ndër të tjera ai ishte arrestuar në vitin 2017 në Kralevë në një veturë zyrtare të Qeverisë së Serbisë.
I njëjti që është i njohur me nofkën “Divljak”, ishte arrestuar për shitblerje të 2.8 kilogramë narkotikëve.
Pas arrestimit të tij, Aleksander Jabllanoviq atëkohë sekretar shtetëror në Serbi kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Marko Jabllanoviq ishte i pranishëm edhe në takimin e fundit të Komunës së Leposaviqit ku mori pjesë edhe zv.ministri Arbër Vokrri.