“Të kuqtë” e Liverpool e kanë nisur në mënyrë më të mirë të mundshme “aventurën” e tyre në Europa League këtë sezon, teksa pasditen e kësaj të enjteje kanë mundur me rezultatin e thellë 1 me 3, austriakët e LASK Linz, në “shtëpinë” e këtyre të fundit.
Pavarësisht rezultatit, të parët e gjetën rrugën e rrjetës austriakët, me “fantazistin” Florian Flecker, i cili tundi rrjetën e Alisson në minutën e 14’ të sfidës, me një goditje spektakolare në hyrje të zonës, së “të kuqve”.
Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, skuadra e Liverpool u hodh menjëherë në sulm në gjetje të golave të avantazhit, gola të cilët i gjetën në minutat 56’, 63’ e 88’, ku protagonistë ishin Darëin Nunez, Luis Diaz e “faraoni” i “të kuqve”, Mohamed Salah, duke “vulosur” kështu përfundimisht rezultatin 1 me 3.