Kjo është mbrëmja e Ernest Muçit, me “legjionarin” e Kombëtares sonë, që pas golit të parë ndaj Aston Villa ka gjetur sërish rrugën e rrjetës ndaj “gjigandëve” anglezë.
Pasi merr një pasim në mesfushë, 22-vjeçari niset i vetëm drejt portës së anglezëve dhe pasi kalon 2 mbrojtës të kundërshtarëve lëshon një diagonale potente, duke plotësuar dopietën e tij ndaj Aston Villa. Rezultati shkon në 3 me 2.