Përveç sfidave të Europa League, në orën 18:45 siparin e këtij sezoni do ta çeli dhe kompeticioni më i ri për klube në Evropë, Conference League, ku në të bëjnë pjesë ekipe me goxha emër, si Fiorentina, Aston Villa, Fenerbahce, por edhe “dardanët” e Ballkanit.
Kështu në 8 sfidat e para që do të zhvillohen gjatë pasdites, Eintracht Frankfurt do të presë në “shtëpi” skocezët e Aberdeen, “fenerët” e Stambollit, Fenerbahce do të presin në “shtëpi” danezët e Nordsjaelland, ndërsa kampionët hungarezë të Ferencvaros do të përballen me serbët e Cukaricki.
Legia e Ernest Muçit do të përballet me “gjigandët” anglezë të Aston Villa, me talentin e “bardhebluve” që është vendosur në formacionin titullar. “Violët” e Fiorantina do të nisin “aventurën” e këtij edicioni në Belgjikë ku do të përballen me gjigandët” e Genk, ndërsa AZ Alkmaar dhe Ludogorets do të ndeshen me Zrinjski dhe Trnava.