Bisedimet mes përfaqësuesve të Armenisë në Karabakh dhe përfaqësuesve në Baku kanë filluar në Jevlah.
Një ditë më herët, është arritur marrëveshje për ndërprerjen e “operacionit anti-terrorist” në Nagorno-Karabakh, që nënkupton që formacionet e armatosura në atë rajon të dorëzojnë armët, u tha nga ministria e Mbrojtjes në Azerbajxhan.
Marrëveshja nënkuptonte që të ndalet ofensiva dhe që trupat paqeruajtëse ruse të ndihmojnë në procesin e çarmatosjes së ushtrisë në Karabakh jashtë territorit të Nagoron-Karabakhut.
Po ashtu thuhet se të gjitha formacionet ushtarake në Nagorno-Karabakh të çarmatosen dhe e gjithë teknika ushtarake dhe armët të dorëzohen.
Në Karabakh jetojnë armenë dhe është vendi i vetëm brenda territorit të Azerbajxhanit nga viti 19991 që jetojnë armenët.