As gjatë katër muajve të parë të këtij viti nuk kanë munguar rastet e dhunës në familje, trafikimit me qenie njerëzore, dhunimet, keqpërdorimet seksuale nën moshën 16 vjeçare, keqpërdorimet seksuale, sulmet seksuale, mundësimet e prostitucionit, keqpërdorimet e fëmijëve në pornografi, grabitjet, vrasjet, krimet e luftës, vrasjet në tentativë, bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16 vjeçare, bashkëjetesë nën moshën 16 vjeçare dhe braktisje e fëmijëve.
Edhe përkundër fuqizimit të institucioneve të ndjekjes e hetuesisë asesi nuk po arrihet të zvogëlohen veprat penale të lartë cekura.
shifrat e frikshme të këtyre rasteve të raportuara në polici, të hetuara nga prokuroria e të gjykuar nga gjykatat.
Të dhënat janë siguruar nga Prokurori i Shtetit, përkatësisht të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë periudhës katërmujore të Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave nga 1 janari deri më 30 prill 2021 ka pranuar 569 raste të reja.
Në mesin e rasteve të reja me prioritet ka trajtuar –përfaqësuar 496 raste janë të dhunës në familje, 8 raste të trafikimit të qenieve njerëzore, 11 raste të dhunimit, 4 raste të keqpërdorimit seksual nën moshën 16 vjeçare, 7 raste të keqpërdorimit seksual, sulm seksual – 18 raste, 2 raste të mundësimit të prostitucionit, 1 rast të keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi, grabitje 2 raste, vrasje – 3 raste, krime lufte – 1 rast, vrasje në tentativë – 3 raste, bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16 vjeçare – 10 raste, bashkëjetesë nën moshën 16 vjeçare- 2 raste dhe braktisje e fëmijëve – 1 rast.
Derisa tregohen edhe veprimet juridike profesionale të ndërmarra dhe të përfaqësimit nga mbrojtësit e viktimave.
Kërkesa për urdhërmbrojtjeje të parashtruara nga mbrojtësit e viktimave janë 180 raste, kërkesa për urdhër për mbrojtje emergjente të parashtruara 7 raste, urdhra mbrojtës të aprovuar me aktvendim nga gjykata – 94 raste, kërkesë për vazhdimin e KUM-it – 1 rast, të
konsideruara të tërhequra me aktvendim gjykate – 17 raste dhe shkelje (thyerje) të urdhrit mbrojtës – 5 raste.
Seanca gjyqësore – 734 raste, seanca në prokurori – 376 raste, seanca të shtyra – 7 raste.
Derisa aktgjykime dënuese ishin 98 raste, aktgjykim lirues – 1 rast, ankesë në GJA – 1 rast, propozim për ekzekutim të vendimit gjyqësor – 1 rast, plotësim i formularit të kërkesës për kompensimin e viktimave të krimit – 8 raste, kërkesa për kompensimin e viktimave të
krimit, të aprovuara nga Komisioni – 3 raste, kërkesa për kompensimin e viktimave të krimit, të refuzuara nga Komisioni – 2 raste, këshilla juridike – 853 raste, referim i rasteve në ndihmë juridike falas – 81 raste, plotësim i deklaratës mbi dëmin – 6 raste, shpejtim i
procedurave gjyqësore – 7 raste, referim i rastit në QPS – 106 raste, asistim i rastit në QPS – 3 raste, referim i rastit në polici – 5 raste, asistim i rastit në polici – 16 raste, referim i rastit në strehimore – 1 rast dhe asistim i rastit në strehimore – 13 raste.