Një automjet i Policisë së Kosovës është djegur sot në fshatin Shkabaj të Obiliqit.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:30, është raportuar se në fshatin Shkabaj, një automjet i policisë është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësisht.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti