Një burrë dhe një grua shtetas serbë, dyshohet se kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Policia bën të ditur se personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.
“Policia ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ishin dy persona (një mashkull dhe një femër) shtetas të Serbisë, që dyshohet të ketë hyrë në R. Kosovës përmes rrugëve ilegale. Personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.