Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me dialogun dhe zhvillimet e fundit në vend, njofton VeriuInfo.
Ai ka ironizuar Kurtin dhe Bislimin duke thënë për ta se më shumë se dy vite kanë ngrënë e kanë pirë me Lajqakun, ndërsa tash po vajtojnë dhe po e fajësojnë opozitë.
Ai madje i quan edhe të mjerë.
Haxhiu ka shtuar se nëse këta të fundit kanë guxim duhet ti sjellin stenogramet e bisedimeve nga dialogu me Lajqak, Borell dhe Vuçiq.
Postimi i plotë:
Kurti e Bislimi që dy vite e gjysmë kanë ngrënë e kanë pi me Lajqakun te Ridi në restaurantin “Bukë e Zemer” tash kur ju ka dalë “meksikan”, po vajtojn dhe opozitën po e fajsojnë.
Sa të mjerë!
Kështu përfundon kur zhvillon dialog pa parime, pa platformë , pa program dhe pa transparencë.
Po patët guxim sjellni në Kuvend stenogramet e bisedimeve nga dialogu me Lajqakun, Borrellin dhe Vuçiqin.