Gazeta Sinjali raportoi për një grabitje në rrugën “Agim Ramadani”, në institucionin mikrofinanciar “Ria Transfer Parash”. Sinjali mëson se shuma e parave që u grabit është 1 mijë e 310 euro.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se rastin e ka denoncuar punëtorja e këtij institucioni, e cila derisa ishte në vend të punës, u kërcënua me armë nga i dyshuari, i cili ia grabiti paratë.
E njëjta ka deklaruar se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “grabitje”.