Arsenali ka shënuar fitore ndaj Evertonit, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të javës së pestë në Premier League.
Topçinjtë kaluan në epërsi me anë të Gabriel Martinellit, në minutën e 19’, por goli i tij u anulua nga VAR-i.
Më gola nuk pati dhe u mbyll me këtë rezultat pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Leandro Trossard, shënoi një gol të bukur në minutën e 69’, pasi u shërbye mirë nga Bukayo Saka.
Arsenali pas fitores mbetet në vendin e katërt me 13 pikë, pas pesë ndeshjeve.
Ndërkohë, Evertoni renditet në vendin e 18-të me një pikë.