Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar Mbretin e Jordanisë, Abdullahu II.
Takimi u zhvillua në New York, ku po mbahet sesioni i 78 i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Osmani tha se Kosova është e interesuar të zhvillojë marrëdhënie të ngushta me Jordaninë.
“Në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia, tregtia, mbrojtja, kultura, arsimi dhe turizmi. Të dy liderët shprehën optimizmin për të ardhmen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve”, tha Osmani.
Ajo kërkoi ndihmë nga Mbretëria jordaneze, në përpjekjet e Kosovës për të siguruar anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe njohje nga vendet arabe.
E para e shtetit të Kosovës dhe mbreti jordanez, diskutuan për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, ndërkohë që të dy palët riafirmuan përkushtimin për paqe e stabilitet.
” Ndërmjet të dy shteteve ka potencial për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Në këtë kontekst, ajo përmendi faktin se një ekip ushtarësh jordanezë janë trajnuar së fundmi në qendrën tonë të trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit”, tha ajo.
Vjosa Osmani ka shprehur falënderime për Jordaninë për mbështetjen që nga viti 1999 në vazhdimësi, sikurse edhe në GJND.