Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se është pritur në mënyrë vëllazërore nga kryebashkiaku i Bashksisë së Shkodrës, Benet Beci.
Rama e ka cilësuar të mrekullueshme vizitën në Shkodër.
“Një vizitë e mrekullueshme në këtë qytet të pasur me histori, kulturë dhe pamje të mahnitshme!”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tutje, Rama ka falënderuar Becin për mikpritjen, si dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Falënderojmë z.Beci për mikpritjen dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi, i cili tashmë është shndërruar në urë lidhëse mes vendeve tona”.
Përfund, Rama thotë se Prishtina dhe Shkodra kanë vizion të përbashkët për t’i forcuar lidhjet e dy qyteteve.