Të premten rreth orës 22:43, janë arrestuar dy persona (taksistë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës), pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me shërbimet për pasagjerë, kanë sulmuar fizikisht një taksist të në një kompani tjetër, i cili kishte shkuar në ANP për të marrë pasagjerë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, raporton Klan Kosova.
“Ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.